Escobar: Shpresoj për lajme të mira pas takimit në Ohër, jam shumë optimist për zgjidhje paqësore

  • E.K /
  • 17 March 2023 - 10:38
Escobar: Shpresoj për lajme të mira pas takimit në Ohër, jam shumë optimist për zgjidhje paqësore

Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, ka thënë se pret takime produktive dhe rezultate poztive në takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se plani evropian jep një mundësi të madhe për paqe për të dyjat vendet.

Ai tha se eshtë optimist për një zgjidhje një paqësore.

Escobar ka thënë se shpreson për lajme të mira pas të shtunës.

“Mirëpres takime produktive në Ohër. Ne kemi për qëllim të mbështesim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit dhe intensifikon mundësit për Kosovën dhe Serbinë për tu bërë pjesë e komunitetit euro-atlantik. Ky propozim jep një mundësi të madhe për paqe për të dy vendet. Ne kemi synim që kjo të funksionoj për Kosovën por jo vetëm për Kosovën. Mirëpres rezultat pozitiv në Ohër. Jam shumë optimist për një zgjidhje një paqësore. Dhe shpresoj se pas të shtunës do të kemi lajme të mira”, ka thënë Escobar.

(Kosova Sot Online)