Osmani: Është thelbësore që çdo marrëveshje e arritur në dialog të jetë e zbatueshme

  • E.K /
  • 17 March 2023 - 11:06
Osmani: Është thelbësore që çdo marrëveshje e arritur në dialog të jetë e zbatueshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë është shume me rëndësi që çdo marrëveshje e arritur në dialog të jetë e zbatueshme dhe e implementueshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se do të punohet për arritjen e konsensusit në vend për t’u siguruar që marrëveshja pasi të nënshkruhet bashke me planin e zbatimit të votohet në Kuvendin e Kosovës dhe zbatimi i saj të bëhet në mënyrë efektive.

“Është thelbësore që çdo marrëveshje e arritur në dialog të jetë e zbatueshme dhe e implementueshme dhe të mbështetet nga populli dhe përfaqësuesit e tij të zgjedhur në mënyrë demokratike.Do të vazhdojmë të punojmë për konensus në vend dhe për të siguruar që marrëveshje pasi të nënshkruhet me planin e zbatimit të miratohet në Kuvendin e Kosovës dhe zbatimi i saj të bëhet në mënyrë efektive”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)