Glauk Konjufca: Asnjëherë s’do ta humbim fokusin për njohje të plotë

  • E.K /
  • 17 March 2023 - 11:41
Glauk Konjufca: Asnjëherë s’do ta humbim fokusin për njohje të plotë

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka takuar kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, përcjell “Kosova Sot Online”.

Konjufca ka thënë se Kosova nuk do të heqë dorë nga fokusi për arritjen e njohjes së plotë reciproke.

“Moment i rëndësishëm. Optimist se takimi do të jetë i frytshëm. Asnjëherë nuk do ta humbim fokusin nga njohja e plotë”, ka thënë shkurt ai gjatë takimit.

Kurse, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova shkon drejt Ohrit me shpresë për rezultate pozitive.

(Kosova Sot Online)