Escobar: SHBA mbështetësja më e madhe e Kosovës në botë, mirëpres rezultat pozitiv në Ohër

  • E.K /
  • 17 March 2023 - 12:29
Escobar: SHBA mbështetësja më e madhe e Kosovës në botë, mirëpres rezultat pozitiv në Ohër

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se SHBA-ja si mbështetësja më e madhe në botë e Kosovës, ka për qëllim që propozim evropian të funksionojë për Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Escobar tha se pret rezultate pozitive nga takimi që do të mbahet nesër në Ohër.

Ai u shpreh se është optimist që të gjindet një zgjedhje paqësore në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ky propozim evropian i lehtësuar përmes dialogut të BE-së mundëson një mundësi të jashtëzakonshme për paqe dhe të qëndrueshme mes dy vendeve të rëndësishme të rajonit. Si mbështetësja më e madhe e Kosovës në botë, ne kemi qëllim që kjo të funksionojë për Kosovën, por jo vetëm për Kosovën por tërë rajonin që të zhbllokohen disa prej atyre burimeve që Ballkani ia siguron vetes por edhe krejt Evropës”, ka thënë Escobari pas takimit të sotëm me Presidenten Vjosa Osmani.

“Mirëpres rezultat pozitiv në Ohër, jam shumë optimist për mundësitë për një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Shpresoj se pas së shtunës do të kemi lajme të mira”, ka thënë Escobar.

(Kosova Sot Online)