Përdori të miturin 15 vjeçar për të vjedhur para në dyqane, arrestohet 33-vjeçari

  • E.K /
  • 17 March 2023 - 15:04
Përdori të miturin 15 vjeçar për të vjedhur para në dyqane, arrestohet 33-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi dyshohet se ka bërë 3 grabitje këtë muaj në Tiranë, duke shfrytëzuar një të mitur 15 vjeçar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në pranga u vu shtetasi R. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 15 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 13 mars 2023, kanë tentuar të vjedhin në një farmaci, ndërsa më datë 15 mars 2023, kanë vjedhur shuma parash, në 2 subjekte të ndryshme.

(Kosova Sot Online)