Rrahu vajzën e tij të mitur 14-vjeçare, arrestohet 42-vjeçari

  • E.K /
  • 17 March 2023 - 15:20
Rrahu vajzën e tij të mitur 14-vjeçare, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur, të moshës 14-vjeçare, raporton “Kosova Sot Online”.

Nuk dihen ende shkaqet e dhunës së ushtruar të babait ndaj vajzës së tij të mitur.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin afgan F. A. R., 42 vjeç, me banim të përkohshëm në Shëngjin, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur 14-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)