Vetura merr para biçikletën, lëndohet 60-vjeçari

  • E.K /
  • 17 March 2023 - 15:43
Vetura merr para biçikletën, lëndohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur sot në Durrës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia bën me dije se një automjet me drejtues shtetasin E. T, ka përplasur shtetasin P. P., rreth 60 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor është duke e hetuar ngjarjen.

(Kosova Sot Online)