Ja sa dënohesh në Kosovë nëse kapesh duke pirë duhan

  • A.P /
  • 17 March 2023 - 15:46
Ja sa dënohesh në Kosovë nëse kapesh duke pirë duhan

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë vetëm ditën e djeshme kanë shqiptuar 120 masa ndëshkrimore për shkelësit e ligjit të kontrollit të duhanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

E kjo iniciativë për shtim të inspektimeve lidhur me zbatimin e këtij ligji erdhi pas urdhrit që dje ka dhënë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Për personat fizik gjobat janë 50 euro, për personat përgjegjës qoftë institucion apo biznes janë 850 euro dhe për subjekte juridike fillojnë nga 3 mijë euro.

(Kosova Sot Online)