Zv.drejtoreshën e shkarkuar nga Kurti e Osmani, Rama e propozon për shefe të SHIK-ut

  • A.P /
  • 17 March 2023 - 16:02
Zv.drejtoreshën e shkarkuar nga Kurti e Osmani, Rama e propozon për shefe të SHIK-ut

Vlora Hysenin për Drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë, e ka propozuar kryeministri Edi Rama, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ishte zëvendëshefe e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, të cilën e ka shkarkuar Kryeministri Albin Kurti.

Rama ka thënë se kredibiliteti që sipas tij, e ka Hyseni në komunitetin e inteligjencës e bën ata të jetë në krye.

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, ka shkruar Rama

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca dhe Zyra e Kryeministrit të Kosovës, para dy vjetësh, nuk ishte bërë e ditur arsyeja e shkarkimit të Vlora Hysenit. Aty vetëm thuhet se zëvendësdrejtoresha e deritashme e AKI-së obligohet që ta bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar dhe t’i ruajë të gjitha informacionet që i ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës.

(Kosova Sot Online)