Vuçiq: Ne jemi gjithmonë të gatshëm të diskutojmë një zgjidhje kompromisi

  • A.P /
  • 17 March 2023 - 17:27
Vuçiq: Ne jemi gjithmonë të gatshëm të diskutojmë një zgjidhje kompromisi

Për takimin që do të mbahet të shtunën në Ohër, ka folur presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se shpreson për një bisedë të mirë, ndërkohë për atë nëse do të ketë lëvizje përpara ka thënë se s’është shumë optimist.

“Sa për Serbinë, ne jemi gjithmonë të gatshëm të diskutojmë një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vucic,

“Unë s’po udhëtoj në Ohër për mesazhe, por për të repreznatuar interesat e shtetit e Serbisë dhe njerëzve tanë në Kosovë”, ka shtuar tutje ai.

(Kosova Sot Online)