Kremlini reagon pas urdhër-arrestit ndaj Putinit: E papranueshme

  • A.P /
  • 17 March 2023 - 18:26
Kremlini reagon pas urdhër-arrestit ndaj Putinit: E papranueshme

Kremlini e ka quajtur urdhër-arrestimin e Vladimir Putinit “të egër dhe të papranueshëm”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Zëdhënësi Dmitry Peskov përsëriti se Rusia nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Çdo vendim i gjykatës ishte “i pavlefshëm” në lidhje me Rusinë, tha zoti Peskov.

I pyetur nëse Putin kishte frikë të udhëtonte në vendet që e njohën GJNP-në, Peskov tha: “Nuk kam asgjë për të shtuar për këtë temë. Kjo është gjithçka që duam të themi.” 


(Kosova Sot Online)