Ky shtet do dërgojë avionë për Ukrainën

  • A.P /
  • 17 March 2023 - 19:12
Ky shtet do dërgojë avionë për Ukrainën

Rusia kërcënon se do të shkatërrojë çdo avion luftarak që Ukraina do të marrë nga vendet që po e mbështesin, pasi Sllovakia u bë vendi i dytë pas Polonisë që premtoi se do të dërgojë MiG-29 në ndihmë të Kievit.

Sllovakia ka ulur në tokë flotën e MiG-ëve të saj vitin e kaluar dhe nuk i përdor më dhe tashmë këta avionë shumë shpejt do t’i bashkohen mbrojtjes ukrainase, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Kievi zyrtar nga ana e tij ka kërkuar avionë modernë, por nevoja për trajnimin e pilotëve ka bërë që të stepen dhe të pranojë avionët MiG-29. Këto mjete ajrore datojnë që prej epokës së Bashkimit Sovjetik dhe pilotët ukrainas i njohin ato mjaft mirë.

Zëdhënësi i Kremlinit reagoi ashpër ndaj planeve për të dërguar avionë në ndihmë të Ukrainës dhe shtoi se ata do të rrëzohen të gjithë, duke theksuar se nuk do të ndikojnë farë në frontin e luftës.

(Kosova Sot Online)