Vuçiq: Urdhërarresti për Putinin ia vështirëson pozicionin Serbisë

  • A.P /
  • 17 March 2023 - 20:42
Vuçiq: Urdhërarresti për Putinin ia vështirëson pozicionin Serbisë

Urdhërarresti i lëshuar sot nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për presidentin rus, Vladimir Putin ia vështirëson pozicionin Serbisë, ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Serbia do të ketë kujdes të shtuar në lëvizjet që bënë.

Ai ka akuzuar Perëndimin për presion ndaj shteteve që nuk janë kthyer ashpër kundër Rusisë

“Është fare e sigurt se bota po rrëshqet në një përshkallëzim shtesë të konfliktit dhe një përshpejtim të konfliktit”, tha Vuçiq në një fjalim para qytetarëve.

Vuçiq ka thënë se nuk do të nënshkruajë asgjë nesër në Ohër.

“Po ju them se nuk do të nënshkruajë asgjë dhe ata nuk brengosen për këtë gjë… dua të flas për normalizim, në mënyrë që të diskutojmë me njëri-tjetrin”, ka deklaruar tutje presidenti serb. 

(Kosova Sot Online)