Azemi: Ja pse Qeveria kërkon rritje të çmimit të rrymës

  • A.P /
  • 17 March 2023 - 21:38
Azemi: Ja pse Qeveria kërkon rritje të çmimit të rrymës

Qeverinë për kërkesat e saj që rritja e çmimit të energjisë elektrike nga muaji prill, t’i ngarkohet bizneseve dhe jo konsumatorëve të amvisërisë, e ka kritikuar zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Azemi ka thënë se qeveria nuk ka menduar për efektet zinxhirore kur e ka bërë këtë kërkesë.

Sipas Azemit, ngritja e çmimit të energjisë për bizneset sjell edhe ngritje të çmimeve të produkteve, duke ia ngarkuar çmimin e rritjes indirekt qytetarëve.

“Kërkesat e qeverisë janë që ngritja e çmimit të energjisë t’i ngarkohet bizneseve. Ata nuk janë në dijeni për efektet zinxhirore, sepse penalizimi i bizneseve, do të sjell edhe ngritjen e çmimeve të produkteve”, ka deklaruar ai.


(Kosova Sot Online)