Borrell e Lajçak shkojnë në villën shtetërore ku mbahet takimi Kurti-Vuçiq

  • S.A /
  • 18 March 2023 - 09:01
Borrell e Lajçak shkojnë në  villën shtetërore ku mbahet takimi Kurti-Vuçiq

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, janë nisur drejt vilës shtetërore “Bilana” në Ohër, ku sot do të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Express.

Po zhvillohen përgaditjet e fundit në Ohër për takimin Kurti Vuciq. Borrell dhe Lajçak janë larguar nga hoteli drejtë villes ku do mbahet takimi, transmeton "Kosova Sot Online".

Takimet pritet të nisin nga ora 10:00. Fillimisht do të mbahen takime veç e veç të ndërmjetësuesve me Kurtin e Vuçiqin, e pastaj do të pësojë takimi i përbashkët.

Borrell deklaroi dje se ka pranuar komentet e palëve në lidhje me aneksin e zbatimit të propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

(Kosova Sot Online )