Borell: Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot

  • E.K /
  • 18 March 2023 - 10:37
Borell: Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka thënë se sytë e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot, përcjell “Kosova Sot Online”.

Borell do të ndërmjetësojë takimin në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiqit.

Borell ka thënë se pas punës së bërë përmes “diplomacisë fluturuese”, sot në Ohër do të diskutohet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq për Aneksin e Implementimit që është pjesë integrale e Marrëveshjes që hap rrugën për normalizimin e raporteve.

(Kosova Sot Online)