Kurti: Jam këtu për dialog parimor, të hapur, serioz që duhet të rezultojë në marrëveshje

  • E.k /
  • 18 March 2023 - 10:50
Kurti: Jam këtu për dialog parimor, të hapur, serioz që duhet të rezultojë në marrëveshje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka shkuar në Ohër me qëllim dhe vullnet të mirë që të vazhdohet ajo që kishte nisur në Bruksel më 27 shkurt, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Kam ardhur me qëllim të mirë, vullnet të mirë dhe një besim që dakordimin e arritur më herët që nuk u nënshkrua më 27 shkurt, ta vazhdojmë përmes bisedimeve përmes planit të zbatimtit dhe në këtë mënyrë ta rrumbullaksojmë marrëveshjen”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se do të ketë diskutime për Aneksin e Implementimit pasi ende s’ka një tekst përfundimtar.

Kurti theksoi se përderisa s’ka ende një tekst përfundimtar, s’mund të ketë përfundim ta bisedimeve dhe se nuk mundë të ketë marrëveshje.

Kurti tha se ka shkuar që të bisedoj për marrëveshje.

“Do të kemi bisedime për planin e zbatimit sepse nuk ka tekst të përfunduar. Përderisa nuk ka tekst të përfunduar, nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve, e përderisa nuk ka përfundim të bisedimeve nuk mund të ketë marrëveshje. Unë jam këtu për dialog parimor, të hapur, serioz që duhet të rezultojë në marrëveshje, e marrëveshja nënkupton tekst përfundimtar dhe të dakorduar. Nuk kam ardhur për bisedime për bisedime, por për bisedime për marrëveshje”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)