Shefi i NATO-s: Kurti dhe Vuçiq të angazhohen dhe të bëjnë përparim

  • E.K /
  • 18 March 2023 - 10:59
Shefi i NATO-s: Kurti dhe Vuçiq të angazhohen dhe të bëjnë përparim

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë sot se sot pret nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga takimi në Ohër të Maqedonisë së Veriut që të angazhohen dhe të bëjnë përparim, përcjell “Kosova Sot Online”.

Stoltenberg shkruan se k është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit.

“Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE në Ohër janë të rëndësishme dhe pres që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të bëjnë përparim. Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. NATO, KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë stabile dhe paqësore”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)