Borell dhe Lajçak takohen me Vuçiqin në Ohër

  • E.K /
  • 18 March 2023 - 11:34
Borell dhe Lajçak takohen me Vuçiqin në Ohër

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka takuar në Ohër shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borell dhe të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurse, më pas Borell dhe Lajçak do të takohen edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Pas orës 12:15 pritet takimi trepalësh i Kurtit, Vuçiqit dhe përfaqësuesve evropianë.

(Kosova Sot Online)