Shpërthen në flakë gjatë ecjes vetura, shpëton mrekullisht shoferi

  • E.K /
  • 18 March 2023 - 12:04
Shpërthen në flakë gjatë ecjes vetura, shpëton mrekullisht shoferi

Një mjet është përfshirë nga flakët duke qarkulluar dje në Berat, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mësohet se automjeti është përfshirë papritur nga flakët e zjarrit, duke krijuar frikë dhe panik.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të tyre është bërë e mundur nxjerrja pa lëndime nga mjeti e drejtuesit të tij, që ishte i vetëm në veturë.

Disa minuta më vonë janë lokalizuar flakët dhe është shuar zjarri.

(Kosova Sot Online)