Daçiq: Qëllimi kryesor i Kurtit është dëbimi i serbëve nga Kosova

  • E.K /
  • 18 March 2023 - 13:32
Daçiq: Qëllimi kryesor i Kurtit është dëbimi i serbëve nga Kosova

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq se është i bindur që Vuçiq do t’i mbrojë interesat kombëtare të Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Daçiq tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka synim përfundimtar “dëbimin e serbëve nga Kosova”.

“Ne japim mbështetje kur është fjala për procesin e negociatave me institucionet e përkohshme të Prishtinës. Vuçiqi ka mbështetjen tonë dhe sigurisht do ta mbrojë në mënyrën më të mirë interesin kombëtar dhe shtetëror, por edhe atë që është e rëndësishme, rrugën evropiane të Serbisë”, ka thënë Daçiq pas takimit të Byrosë për koordinim të punës së shërbimeve dhe sigurisë, raporton Tanjug. “Qëllimi kryesor i Kurtit është dëbimi i serbëve nga Kosova”.

(Kosova Sot Online)