Rama: Qendra për trajtimin e qenve endacakë është në fazën finale të ndërtimit

  • E.K /
  • 18 March 2023 - 14:42
Rama: Qendra për trajtimin e qenve endacakë është në fazën finale të ndërtimit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar se Qendra për trajtimin e qenve endecakë të kryeqytetit është afër finalizimit të ndërtimit, raporton “Kosova Sot Online”.

Rama tha se të gjithë qentë endacakë të kryeqytetit do të trajtohen, vaksinohen, sterilozohen në këtë qendër.

Rama njoftoi githashtu se do të ndërtohet edhe Parku i Kafshëve, i cili ka për fokus “qentë me dhe pa pronarë, në një sipërfaqe prej 10 hektarëve në fshatin Slivovë”.

“Qendra për trajtimin e qenve endacak është në fazën finale të ndërtimit. Objekti ka marrë formë dhe janë duke u përfunduar punimet e brendshme. Me përfundimin e këtij objekti, të gjithë qentë endacak të identifikuar në territorin e #kryeqytetit do të trajtohen - vaksinohen, shërohen dhe kastrohen/sterilizohen në këtë qendër. Shumë shpejt do të fillojmë edhe me ndërtimin e Parkut të Kafshëve, me fokus në qentë me dhe pa pronarë, në një sipërfaqe prej 10 hektarëve në fshatin Slivovë. Ndërtimi i Parkut tashmë është në fazën përgatitore të procedurave të brendshme të domosdoshme për realizimin e tij”, ka shkruar Përparim Rama.

(Kosova Sot Online)