Bedri Hamza viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

  • E.K /
  • 18 March 2023 - 15:58
Bedri Hamza viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar sot, ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin në Hagë, raporton “Kosova Sot Online”.

“Sot përfundova vizitën time në Hagë ku takova Hashimin, Kadriun, Bacin Jakup e Rexhën.

Ata si gjithmonë me moral të lartë e atdhedashuri të palëkundur!”, shkroi Hamza në Facebook.

(Kosova Sot Online)