Fushë Kosovë: Gruaja thotë se u dhu*nua pa dëshirë nga kolegu i saj

  • A.P /
  • 19 March 2023 - 09:22
Fushë Kosovë: Gruaja thotë se u dhu*nua pa dëshirë nga kolegu i saj

Me 17.03.2023 viktima femër kosovare nga Fushë Kosova ka raportuar se pasi kishte përfunduar punën, i dyshuari mashkull kosovar kolegu i saj e kishte shoqëruar me veturë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë gjithë kohës sipas viktimës i dyshuari kishte pirë duhan duke i hedhur tymin në fytyre saj, ku viktima dyshon se kishte qenë narkotikë dhe nuk kishte më në dijeni se çfarë kishte ndodhur.

Andaj viktima dyshon se ishte dhunuar pasi që pastaj gjatë gjithë kohës i dyshuari e kishte kanosur dhe për këtë arsye nuk e kishte raportuar rastin. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

(Kosova Sot Online)