
Viola von Cramon: Arritja e marrëveshjes në Ohër është 'lajm vërtetë i mirë'

Arritja e marrëveshjes në Ohër është “lajm vërtetë i mirë”, ka deklaruar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Derisa para pak orësh ajo ka shkruar se nëse zbatohet aneksi, do të ketë më shumë paqe dhe stabilitet në rajon .
“Mezi presim të marrim më shumë detaje rreth saj. Shpresoj të shoh zbatim të shpejtë”, ka shkruar ajo mbrëmë.
“Teksti i aneksit. Më pak detaje se sa pritej, por nëse e gjithë kjo zbatohet shpejtë, ajo definitivisht mund të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në rajon. Është një hap drejt integrimit në BE për të y vendet”, ka shkruar von Cramon para katër orësh.
(Kosova Sot Online)