Hovenier: SHBA ofron mbështetje të plotë për implementimin e marrëveshjes

  • A.P /
  • 19 March 2023 - 11:06
Hovenier: SHBA ofron mbështetje të plotë për implementimin e marrëveshjes

Për takimin e 18 marsit në Ohër, në të cilin kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq janë pajtuar që ta implementojnë zbatimin e marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt në Bruksel, ka reaguar ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ambasadori Hovenier e ka quajtur marrëveshjen të rëndësishme, duke u shprehur se SHBA ofron mbështetje të plotë për implementimin e saj.

“Është arritur marrëveshje e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit”, thuhet në reagimin e tij.

(Kosova Sot Online)