Erdogan jep miratimin për antarësimin e Finlandës në NATO

  • A.P /
  • 19 March 2023 - 11:15
Erdogan jep miratimin për antarësimin e Finlandës në NATO

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan pas disa muajsh bllokade ka dhënë miratimin për antarësimin e Finlandës në NATO, por pa Suedinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë një vizite të presidentit finlandez Sauli Niinistö, Erdogan dha dritën e gjelbër për këtë hap. Erdogan tha në Ankara, se do të nisë procedurën për ratifikimin në parlament.

Pranimi i Finlandës mund të ratifikohet përpara zgjedjeve në Turqi më 14 maj. Finlanda dhe Suedia përpara dhjetë muajsh nën hijen e luftës sulmuese të Rusisë ndaj Ukrainës aplikuan për anëtarësim në NATO. 28 nga 30 vendet anëtare të aleancës i kanë ratifikuar protokollet e antarësimit, vetëm Hungaria dhe Turqia nuk e kanë ndërmarrë ende këtë hap.

Ankaraja i bllokoi anëtarësimet ndër të tjera duke iu referuar luftës së pamjaftueshme kundër “organizatave terroriste” në vendet aspirante për anëtarësim.Me këtë Turqia i referohet kryesisht partisë kurde të punës, që është e ndaluar dhe e shpallur prej Ankarasë si organizatë terroriste. Rezervat kanë të bëjnë kryesisht me Suedinë, ku janë të strehuar mbështetës të kësaj partie.

Që Erdogan do të pranonte Finlandën përpara Suedisë, e parashikonin gjithnjë e më shumë në vendet e Europës veriore. Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, të mërkurën (16.03.2023) gjatë një vizite në Berlin në takim me kancelarin Olaf Scholz tha, se vendi i tij ishte i përgatitur për këtë opcion, edhe pse do të kishte preferuar më shumë të anëtarësohej njëkohësisht me Finlandën.

(Kosova Sot Online)