Vuçiq: Nuk kam nënshkruar pasi kam dhi'mbje në dorën e djathtë

  • A.P /
  • 19 March 2023 - 13:41
Vuçiq: Nuk kam nënshkruar pasi kam dhi'mbje në dorën e djathtë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media sot tha me mburrje se “nuk kam nënshkruar asgjë”, ndërsa iu përgjigj me cinizëm deklaratës së mbrëmshme të Kurtit se ai po i ikë nënshkrimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kam dhimbje të padurueshme në dorën e djathtë, dhe firmos me dorën e djathtë. Dhe kjo dhimbje do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme”, tha Vuçiq.

Kurti pas 13 orësh dje konfirmoi arritjen e marrëveshjes, duke theksuar se pala serbe po i ikë nënshkrimit.

“Pala serbe po i ikë nënshkrimit të marrëevshjes tash edhe me aneks. I takon BE-së që ta gjejë mekanizimin që ta bëjë statusin e kësaj marrëveshjeje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)