Qytetari i cili u plagos flet nga dhoma e spitalit

  • A.P /
  • 19 March 2023 - 16:35
Qytetari i cili u plagos flet nga dhoma e spitalit

45-vjeçari Olsi Elezi, ka folur nga dhoma e spitalit pas incidentit të rëndë që ndodhi ditën e sotme në një fshat të Prrenjasit, ku u plagos në të dyja këmbët nga shpërthimi i një granate të vjetër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”/

Ai tregoi se ishin 4 persona duke punuar tokën kur ndodhi ngjarja, ndërsa nuk e mbante mend nëse kishte punuar atë pjesë të tokës më parë.

“Duke punuar plasi, nuk e mora vesh si plasi. Ishim 4 veta duke punuar me bel. Ishte toka e shtëpisë. Nuk e mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty”, deklaroi ai për news 24.

Sakaq, mësohet se dy kunatat nga fshati Karkavec që mbetën të plagosura nga shpërthimi janë dërguar nē Spitalin e Traumës për trajtim të specializuar për shkak të plagëve të shumta dhe mjaft të rënda.

(Kosova Sot Online)