Hill: Serbia ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane

  • A P /
  • 19 March 2023 - 16:42
Hill: Serbia ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane

Në lidhje me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, dje në takimin 12 orësh në Ohër, i cili ishte i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari special për dialogun Miroslav Lajçak, ka reaguar ambasadori amerikan në Serbi, Christopher R. Hill, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hill ka thënë se Serbia pas Ohrit, ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane.

“Rezultati më i rëndësishëm nga bisedimet e Ohrit: Serbia ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane dhe një plan të qartë se si të arrijë atje – një vendim që kërkonte mençuri, integritet dhe guxim. Mbetet shumë punë dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap të rrugës”, ka shkruar Hill.

(Kosova Sot Online)