Majko: Vuçiq ka bërë një marrëveshje që të jetojë si gënjeshtar

  • A.P /
  • 19 March 2023 - 17:39
Majko: Vuçiq ka bërë një marrëveshje që të jetojë si gënjeshtar

Lidhur me marrëveshjen e rënë dakord mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër, ka reaguar deputeti socialist Pandeli Majko, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Majko shkruan se Vuçiq ka bërë një marrëveshje që të jetojë si gënjeshtar dhe jo si dështak.

“Vuçiç ka bërë marrëveshje me veten që të jetojë si gënjeshtar, dhe jo si dështak! Deklarata e tij, se “…Nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës” kërkon shkatërrimin e paqes në rajon. Konfuzioni si mekanizëm kontrolli, ka vetëm një përgjigje!”, shkruan Majko.

(Kosova Sot Online)