Kaçer: Përgëzoj guximin e liderëve të Serbisë dhe Kosovës

  • A.P /
  • 20 March 2023 - 14:00
Kaçer: Përgëzoj guximin e liderëve të Serbisë dhe Kosovës

Pas arritjes së marrëveshjes mbi zbatimin e propozimit europian, ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Rastislav Kaçer e ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurt dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për “guximin dhe përgjegjësinë politike”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se Sllovakia do ta japë mbështetjen e saj.

"Përgëzoj guximin dhe përgjegjësinë politike të liderëve të Serbisë dhe Kosovës. Hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe forcimit të stabilitetit rajonal. Thelbësore për të ofruar elementë të rënë dakord për ta zhbllokuar potencialin e plotë për të gjitha palët. Sllovakia është gati ta japë mbështetjen e saj”, shkroi Kaçer.

(Kosova Sot Online)