Daçiq: Asociacioni i Komunave me shumicë serbe ishte arritja më e madhe e arritur pas vitit 1999

  • E.K /
  • 20 March 2023 - 08:05
Daçiq: Asociacioni i Komunave me shumicë serbe ishte arritja më e madhe e arritur pas vitit 1999

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, për takimin e Ohrit ka thënë se Serbia ka bërë arritjen më të madhe pas vitit 1999, duke marrë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Nuk kemi bërë asgjë në dëmin tonë, kemi marrë Bashkimin e Komunave Serbe, pra bëhet pasuri ligjore e BE-së”, ka thënë Daçiq duke shtuar se “Asociacioni i Komunave me shumicë serbe ishte arritja më e madhe e arritur pas vitit 1999”.

“Kishte rrezik që Serbia të akuzohej për kolapsin e dialogut. Tashmë që është hedhur vija, nuk ka asnjë arsye të vetme për të mos thënë se kemi arritur të mbrojmë interesat kombëtare dhe shtetërore me politikën e urtë dhe burrështetare të Aleksandër Vuçiqit”, ka thënë Daçiqi për TV pink.

(Kosova Sot Online)