Blinken vlerëson marrëveshjen Kosovë-Serbi: Përgëzojmë Vuçiqin dhe Kurtin për lidershipin e tyre

  • E.K /
  • 20 March 2023 - 08:17
Blinken vlerëson marrëveshjen Kosovë-Serbi: Përgëzojmë Vuçiqin dhe Kurtin për lidershipin e tyre

Sekretari Blinken ka vlerësuar marrëveshjen Kosovë-Serbi si hap kyç drejt anëtarësimit në BE dhe përparimit ekonomik, përcjell “Kosova Sot Online”.

Blinken ka përgëzuar Kurtin dhe Vuçiqin për lidershipin në marrëveshje.

Blinken po ashtu ka falënderuar BE-në për lehtësimin e dialogut ndërmjet dy palëve.

“Ne përgëzojmë Presidentin e Serbisë dhe Kryeministrin e Kosovës për lidershipin e tyre në arritjen e kësaj marrëveshjeje”, tha Blinken. “Përmbushja e detyrimeve të Kosovës dhe Serbisë sipas Marrëveshjes Themelore, si pjesë e përkushtimit të qëndrueshëm për pajtim, do të sigurojë mundësi të rëndësishme për njerëzit e të dy vendeve dhe do të përshpejtojë rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Blinken shtoi se Shtetet e Bashkuara “do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive”, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit drejt një marrëdhënieje “të parashikueshme dhe paqësore”.

“Falënderojmë BE-në për lehtësimin e bisedimeve dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për pritjen e palëve dhe mbështetjen për finalizimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Blinken.

(Kosova Sot Online)