U raportua e zhdukur, gjendet vajza nga Kaçaniku

  • E.K /
  • 20 March 2023 - 08:55
U raportua e zhdukur, gjendet vajza nga Kaçaniku

Melisa Krasniqi nga Kaçaniku është gjetur, e cila u raportua e zhdukur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të paktën, kështu thotë Ridvan Tahiri- Riki, i cili ishte i angazhuar në gjetjen e vajzës.

Ai tha se Krasniqi është në polici, duke falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur vullnetin për bashkëpunim.

“Posa na lajmëruan për rastin. Fëmija i lajmëruar si i zhdukur, është gjetur dhe gjendet në ambientet e policisë. Ju faleminderit të gjithë atyre që shprehem vullnet për bashkëpunim”, tha ai.

(Kosova Sot Online)