Kryeministri Kurti takohet me ambasadorët

  • E.K /
  • 20 March 2023 - 12:06
Kryeministri Kurti takohet me ambasadorët

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është takuar me ambasadorët në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Po, një takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë është duke u mbajtur aktualisht”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ky takim vjen pas zhvillimeve në dialogun Kosovë-Serbi në Ohër, ku Kosova dhe Serbia me 18 mars, janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të Planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij.

(Kosova Sot Online)