Gjobitet me 500 euro, voziti me shpejtësi 110 km/h në një zonë 40 km/h

  • E.K /
  • 20 March 2023 - 12:27
Gjobitet me 500 euro, voziti me shpejtësi 110 km/h në një zonë 40 km/h

Policia e Kosovës tregon se ka gjobitur një person, pasi në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, kishte vozititur me veturën me shpejtësi 110 km/h në një zonë 40 km/h në Vushtrri, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka treguar se shoferi është gjobitur me 500 euro, pesë pika negative, si dhe një vit ndalim të drejtimit të automjetit.

“Identifikohet kundërvajtësi i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 110 km/h. Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor zona Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 110 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)