"Nga burime të sigurta, Vuçiqi dhe të gjithë serbët e duan asociacionin që u jep Albini"

  • E.K /
  • 20 March 2023 - 13:08

Elvis Hoxha, nga Lëvizja “Vetëvendosje”, ka thënë se nga burime të sigurta të tij i kanë treguar se cilat janë qëllimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton “Kosova Sot Online”.

Sipas burimeve të tij, Vuçiqi dhe serbët e duan asociacionin që u jep Albin Kurti.

Hoxha ka shkruar se Vuçiqi dëshiron të nënshkruajë vetëm me Hashën dhe me Isën

“Nga burime të sigurtë, Vuçiçi dhe të gjithë serbët e duan asociacionin që u jep Albini. Por, Aleksandari nuk nënshkruan. Ai dëshiron të nënshkruajë vetëm me Hashën dhe me Isën. Ia paska treguar sekretin një këshilltari të tij të afërt. I pëlqente shumë kur nënshkruante me ata të dy. Qeshnin më shumë, ishin më të kënaqur, i shtrëngonin duart më fort, nënshkruanin shumë marrëveshje brenda ditës, kalonin më shpejt nga nënshkrimi në nënshkrim, ndërronin muhabet. Nuk rrinin 12 orë me një muhabet. Kënoqeshin tu nënshkru e t’u bo foto.”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)