Ky shtet kërkon ekstradimin e Xhemajl Sekiraqës - burrit të Arta Bajramit

  • A.P /
  • 20 March 2023 - 15:24
Ky shtet kërkon ekstradimin e Xhemajl Sekiraqës - burrit të Arta Bajramit

Pas një muaji qëndrimi në arrest shtëpiak, Xhemajl Xhimi Sekiraqës, i cili njihet në publik si bashkëshorti i këngëtares Arta Bajrami, i është caktuar masa e paraqitjes në stacionin policor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sekiraqa po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Grabitja” dhe i njëjti u arrestua në Prishtinë në shkurt të këtij viti.

Tani, atij i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak duke iu zëvendësuar me paraqitje në stacionin policor.

Këtë informacion e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Duke ju referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se në me çështjen penale për ndihmë juridike ndërkombëtare kundër të pandehurit XH.S, i njëjti ka qëndruar një muaj në masën e Arrestit Shtëpiak, tani i është caktuar masa e paraqitjes në Stacion Policor. Kundër këtij aktvendimi është paraqitur ankesë për Gjykatën e Apelit”, tha Gashi 

E njëjta shtoi se Kuvajti po kërkon ekstradimin e tij për veprën penale “Grabitje”.

Kundër të pandehurit XH.S  kërkohet ekstradim nga shteti i Kuvajtit, për shkak të veprës penale Grabitje sipas legjislacionit penal të Kuvajtit”, tha Gashi

Policia e Kosovës me 3 shkurt ka informuar se Sekiraqa është arrestuar në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

I njëjti, më pas me urdhër të prokurorit ishte dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas policisë, i njëjti po kërkohej në nivel kombëtar e ndërkombëtar dhe është i dënuar me 10 vite burgim.


(Kosova Sot Online)