Fajon për marrëveshjen e Ohrit: Në fillim kishim pritshmëri më ambicioze nga të gjitha anët

  • E.K /
  • 20 March 2023 - 15:33
Fajon për marrëveshjen e Ohrit: Në fillim kishim pritshmëri më ambicioze nga të gjitha anët

Kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon, ka folur për marrëveshjen e arritur në Ohër mes BE-së dhe Kosovës e Serbisë mbi aneksin e zbatimit të Propozimit Evropian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministrja e jashtme sllovene zbuloi se kishin pritje më ambicioze nga të gjitha palët.

“Marrëveshja, siç është rënë dakord nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, është baza, por tani varet se si do të jetë zbatimi kur është fjala për krijimin e një bashkësie të komunave serbe...”, u shpreh ajo.

“Mund të themi se në fillim kishte pritshmëri më ambicioze nga të gjitha anët, por tani që ka një bazë, zbatimi do të jetë i rëndësishëm”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)