Presidenti i Shqipërisë kërkon njohjen e shtetit të Kosovës nga Vatikani

  • E.K /
  • 20 March 2023 - 16:01
Presidenti i Shqipërisë kërkon njohjen e shtetit të Kosovës nga Vatikani

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Arqipeshkvin Paul Richard Gallagher, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë kontekst, Begaj ritheksoi kërkesën për njohjen nga ana e Shtetit të Vatikanit të Shtetit të Kosovës, njohje që do të shërbente si një mbështetje shumë e madhe për shtetin më të ri në Evropë.

Ai nënvizoi nevojën e shtimit të mbështetjes nga të gjithë aktorët e rëndësishëm, për Kosovën dhe qytetarët e saj, si dhe të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(Kosova Sot Online)