Ja sa milionë euro i ndau Qeveria për mbështetjen e tejkalimit të krizës energjetike

  • A.P /
  • 20 March 2023 - 16:24
Ja sa milionë euro i ndau Qeveria për mbështetjen e tejkalimit të krizës energjetike

Për mbështetjen e tejkalimit të krizës energjetike të Pkos së Ringjalljes Ekonomike, Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 2 milionë e 278 mijë euro, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

”Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen Elektronike në të cilën ka ndarë 7,278,747.59 € për zbatimin e masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike“.

”Mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, që reflektojnë në faturat e konsumatorëve. Kushtet dhe kriteret e shfrytëzimit të këtyre mjeteve përcaktohen me vendimin  e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 21/94 të datës 24 gusht 2022“, thuhet në komunikatën e Qeverisë. 

(Kosova Sot Online)