Hovenier: Ishte një privilegj të mirëprisja presidenten Vjosa Osmani

  • A.P /
  • 20 March 2023 - 18:06
Hovenier: Ishte një privilegj të mirëprisja presidenten Vjosa Osmani

Presidenten Vjosa Osmani, e ka pritur në takim Jeff Hovenier, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai e ka falënderuar Osmanin për ndarjen e përvojave dhe mendimeve në kuadër të muajit të Grave në Histori.

“Ishte një privilegj dhe një nder të mirëprisja presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani sot në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, që të flet me stafin tonë në muajin e Grave në Histori. Faleminderit presidentja Osmani për ndarjen e përvojave dhe mendimeve tuaja për punën që duhet të bëjmë për të avancuar”, ka shkruar Hovenier.

(Kosova Sot Online)