Aksident: Përplasen dy vetura, një i plagosur në gjendje të rëndë

  • A.P /
  • 20 March 2023 - 19:55
Aksident: Përplasen dy vetura, një i plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Vlorë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy automjete janë përplasur në rrugën “Transballkanike”.

Mësohet se drejtuesi i një prej mjeteve është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Nga përplasja, është dëmtuar edhe një shtyllë ndriçimi në rrugë.


(Kosova Sot Online)