Gashi: Nëse Kurti e bën Asociacionin ka me i gjujtë gaz

  • A.P /
  • 20 March 2023 - 21:32
Gashi: Nëse Kurti e bën Asociacionin ka me i gjujtë gaz

Nëse në dokumentin final që do të krijohet për të përcaktuar nivelin e vet-menaxhimit tek serbët, ka elemente të Asociacionit të komunave me shumicë serbe të marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, atëherë do të gjuajë Kurtin me gazlotsjellës në shtëpinë e tij në lagjen Taslixhe të Prishtinës, ka deklaruar analisti Shkëlzen Gashi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Na këtu jemi të gjithë që dijmë me lexu e me shkru. Nëse del që Kurti fut në dokumentin final, kompetenca për serbët që janë të njëjta me marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015, atëherë unë do të bëj diçka. Unë nuk do të mjaftohem me kritika në studio e as në shkrime. As me protesta besa”, tha ai.

“Por do të bëjë atë që e ka thënë ai vet. Nëse e formoj Asociacionin ka thënë mund të gjuani gaz në qeveri. Por jo, unë do të shkojë edhe në shtëpinë e tij në Taslixhe që të gjuaj gaz”, shtoi Gashi.

(Kosova Sot Online)