A mund të miratojë Turqia kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO?

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 13:51
A mund të miratojë Turqia kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO?

Përpara samitit të aleancës në korrik në Vilnius, Turqia mund të miratojë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, ka deklaruar ministri i Jashtëm turk Cavusoglu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Turqia ka thënë se nuk do të përdorë veton për Finlandën, por jo edhe për Suedinë, megjithatë tani thotë se kjo mund të ndryshojë.

Ai deklaroi se miratimi i Turqisë për ofertën e anëtarësimit të Suedisë në NATO varet nga Stokholmi.


(Kosova Sot Online)