BE nuk e lejoi shtetin e Kosovës të përfaqësohet pa fusnotë, Murati: Shkak trajtimi jo korrekt dhe diskriminues

  • E.K /
  • 21 March 2023 - 08:25
BE nuk e lejoi shtetin e Kosovës të përfaqësohet pa fusnotë, Murati: Shkak trajtimi jo korrekt dhe diskriminues

Ministri i Financave, Hekurani Murati, ka thënë se Bashkimi Evropian ia ka pamundësuar pjesëmarrjen Kosovës në një konferencë donatorësh për tërmetin në Turqi dhe Siri, duke insistuar që përfaqësimi të bëhet me fusnotë, transmeton “Kosova Sot Online”.

“Fatkeqësisht vendi im nuk mundi të merrte pjesë dhe të kontribuonte për shkak të trajtimit jo korrekt dhe diskriminues nga organizatori, i cili këmbënguli në përdorimin e yllit në kundërshtim me shkronjën e marrëveshjes fillestare të Brukselit dhe frymën e konferencës së sotme”, ka shkruar Murati në Twitter.

(Kosova Sot Online)