Arrestohet 31-vjeçari, rrahu dhe i kërcënoi me armë vëllanë dhe dajën

  • E.K /
  • 21 March 2023 - 10:27
Arrestohet 31-vjeçari, rrahu dhe i kërcënoi me armë vëllanë dhe dajën

Një 31 vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj vëllait të tij dhe dajës së tyre, si dhe i ka kanosur ata me armë zjarri, për motive të dobëta, shkruan “Kosova Sot Online”.

Gjatë kontrollit në ambientet e banesës së shtetasit I. M. janë gjetur të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)