Këtë javë ndryshon ora, akrepat e orës do të lëvizin për një orë përpara
Natën mes të shtunës dhe të dielës (26 mars) do të ndryshojnë akrepat e orës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Akrepat e orës do të lëvizin për një orë përpara, që do të thotë se ora 2, do të jetë ora 3.
Llogaritja verore e kohës fillon fundjavën e fundit të marsit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të tetorit, kur fillon llogaritja e kohës dimërore.
Këtë vit, llogaritja verore e kohës do të zgjasë deri më 29 tetor në orën 3 të mëngjesit.
(Kosova Sot Online)