Kurti: Zbatimi i marrëveshjes duhej të fillonte dje, ndërkombëtaret ta dënojnë e gjykojnë sjelljen e Serbisë

  • E.K /
  • 21 March 2023 - 11:27
Kurti: Zbatimi i marrëveshjes duhej të fillonte dje, ndërkombëtaret ta dënojnë e gjykojnë sjelljen e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se plani i zbatimit të marrëveshjes do duhej të niste dje, por që kjo sipas tij nuk është bërë pasi Serbia nuk ka zbatuar asgjë, transmeton "Kosova Sot Online"

Kurti ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të marrin masa dhe ta dënojnë sjelljen e Serbisë.

“Zbatimi i kësaj marrëveshje duhet të fillonte qysh dje, për shkak se edhe plani i zbatimit thotë se ka një afat se kur duhet të fillojë marrëveshja së zbatuari. Edhe marrëveshja bazë edhe plani i zbatimit tashmë i kemi të dakorduara. Për neve kjo është marrëveshje, por unë pres nga faktori ndërkombëtar që ta dënojnë e gjykojnë sjelljen e Serbisë e cila kur mbahen takimet thotë se nuk nënshkruaj e ndërmjet takimeve thotë se nuk zbatoj gjë”, u shpreh Kurti.

(Kosova Sot Online)